DVP Shkodër – Po kryenin punime ndërtimi, pa leje nga organet kompetente, procedohen penalisht 5 shtetas

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Po kryenin punime ndërtimi, pa leje nga organet kompetente, procedohen penalisht 5 shtetas.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës të Policisë Theth referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
L. C., pasi është konstatuar se po kryente punime ndërtimi pa leje, në 2 objekte, në fshatin Theth, edhe pse ishte proceduar penalisht më parë për punimet në këto objekte;
Rr. Zh., banues në fshatin Theth, pasi është kapur duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. D., G. Gj., të dy banues në fshatin Pistull, dhe M. N., banues në fshatin Paçram, pasi janë kapur duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.