Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin G. G, 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi Cannabisi. Në momentin e konstatimit nga shërbimet e Policisë, 30-vjeçari ka tentuar të largohet dhe ka goditur punonjësin e Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. A, 69 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur motrën e tij, si dhe i ka dëmtuar asaj, automjetin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A, 51 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur 2 shtetas (të afërm të tij).
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
– arrestuan shtetasin V. Ll., 52 vjeç, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash, një 35-vjeçareje.
– referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. M, 39 vjeç dhe F. L, 32 vjeç. 39-vjeçari, dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar me 2 shtetas dhe iu ka dëmtuar atyre, automjetin, ndërsa 32-vjeçari, i afërm i 2 të dëmtuarve, dyshohet se me vetëgjyqësi, ka dëmtuar automjetin e shtetasit E. M.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4. kapën shtetasin e shpallur në kërkim E. O, 35 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. R, 19 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 17-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6,
– arrestuan shtetasin O. O, 34 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
– shpallën në kërkim shtetasen Xh. S, 29 vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës, bashkëshortin e saj, i cili është në spital dhe jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e 29-vjeçares.
Specialistët e qarkullimit rrugor:
– ndaluan shtetasin A. M, 24 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 40 ditë burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
– referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. A, 19 vjeç, pasi në Rrugën e Dibrës, me automjetin që e drejtonte pa leje, ka përplasur një automjet. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
—
Kanë kallëzuar shtetasit:
– F. P, 42 vjeçe, pasi nëpërmjet thirrjeve telefonike, është kanosur nga 1 shtetas i paidentifikuar.
– E. S, 48 vjeç, pasi për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht me 1 shtetas (drejtues automjeti) të paidentifikuar;
– A. A, 39 vjeç, pasi shtetas të paidentifikuar i kanë publikuar në rrjete sociale, postime me përmbajtje fyese.
– M. P, 41 vjeçe, pasi shtetas të paidentifikuar kanë fyer punonjësit e subjektit që administron, nëpërmjet mesazheve.
Strukturat përkatëse të Policisë së Tiranës kanë administruar të 4-ta kallëzimet dhe vijojnë punën për identifikimin të autorëve si dhe zbardhjen e rrethanave të rasteve.
Janë paraqitur për mjekim, në spital:
– shtetasi R. H, 26 vjeç, i cili ka deklaruar se është vetëdëmtuar me send të mprehtë, gjatë një konflikti me bashkëshorten e tij. Në cilesinë e provës materiale është sekuestruar sendi me të cilin është dëmtuar.
– shtetasi A. B, 55 vjeç, i cili ka deklaruar se është dëmtuar aksidentalisht në dorë, gjatë punës në një punishte për riparimin e tendave në fshatin Prush;
– 2 shtetase të mitura që dyshohet se kanë konsumuar mbidoza ilaçesh në banesat e tyre.
Të 4 shtetasit e lartpërmendur janë aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Grupet hetimore në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, po punojnë per të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e këtyre rasteve.
Shtetasi Xh. V, 28 vjeç, ka deklaruar pasi është njoftuar nga stafi i kopshtit se djali i tij i mitur është dëmtuar duke luajtur. Pasi ka marrë asistencë mjekësore i mituri është larguar në banesë.
Rreth orës 11:15, në rrugën “Sami Frashëri”, dyshohet se si pasojë e defekteve teknike, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht, motomjeti që drejtonte shtetasi A. N. Nga kjo ngjarje ka patur vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rastin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.