Drejtoria Vendore e Policisë Berat, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. D., 37 vjeç, banues në Kuçovë, pasi gjatë kontrolleve fizike dhe në banesë, iu gjetën sasi të vogla lënde narkotike Kokainë.

-Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. D., 39 vjeç, banues në Dimal, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

-Ditën e djeshme, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht, në dorë, duke prerë dru në fshatin Mëlovë, shtetasi E. Y., 35 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, me qëllim vlerësimin juridik të rastit.