Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin L. J., 37 vjeç, banues në Helmës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin G. Z., 34 vjeç, banues në Miras, Devoll, pasi gjatë kontrollit në ambientet e lokalit në pronësi të tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

K. L., banues në Korçë, pasi dyshohet se ka goditur me gushte një shtetas, për motive të dobëta;

D. D., banues në Korçë, për veprën penale “Braktisja e kafshës të shoqërimit”, pasi dyshohet se dy qentë që ai mbante kanë kafshuar një 42-vjeçar.

Pogradec/Më datë 07.04.2025, në lagjen nr. 5, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në një objekt në pronësi të shtetasit D. B. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.