Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. D., 60 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka kanosur me send të fortë, një 58-vjeçar, për motive të dobëta.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit R. H., 23 vjeç dhe F. M., 25 vjeç, banues në Korçë, pasi më datë 05.04.2025, 23-vjeçari ka bërë kallëzim të rremë se i kanë vjedhur një shumë parash, e cila iu gjet në xhep, gjatë kontrollit fizik nga punonjësit e Policisë. Gjithashtu, gjatë këqyrjes së celularit të tij, në bisedat me 25-vjeçarin, u konstatuan tekste dhe foto për baste sportive.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. B., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se është konfliktuar me një 50-vjeçar, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Sh. G., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, pasi një 14-vjeçar, duke drejtuar automjetin, në fshatin Leshnicë, Pogradec, ka dëmtuar 3 bagëti të imëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.