Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. D., 25 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se kishte mbjellë në kubikë, në një magazinë në lagjen “11 Janari”, 14 fidanë të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat shpallën në kërkim shtetasin V. B., 40 vjeç, banues në Berat, pasi në një lokal në fshatin Moravë, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, një 24-vjeçar. Punohet për kapjen e 40-vjeçarit.
Pas transmetimit të një kronike në një televizion në të cilën shfaqen disa shtetas që pretendojnë se gjatë ndërtimit të një ure, nga bashkia Dimal, janë dëmtuar varrezat e fshatit Banaj, shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal referuan materialet procedurale në Prokurori, me qëllim vlerësimin juridik të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.