Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 24 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushtë një 61-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit B. P., 34 vjeç dhe Xh. M., 32 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 22 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se për motive të dobëta kanë dhunuar fizikisht një 39-vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu, këta shtetas i kanë shkaktuar dëmtime të lehta dhe një 29-vjeçari, i cili ka ndërhyrë për të shuar konfliktin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin S. D., 63 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Dhunë në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 shpallën në kërkim shtetasi K. C., 28 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur një 25-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. A., 55 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me një send të fortë, një 31-vjeçar.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin A. O., 33 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
-Me datë 29.03.2025, shtetasja B. L., 39 vjeçe, kallëzon se me datë 21.03.2025, i është larguar nga banesa bashkëshorti i saj shtetasi P. L., 51 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
-Me datë 29.03.2025, shtetasja A. L., 30 vjeçe, kallëzon se ka humbur kontaktet me vëllain e saj që prej muajit dhjetor i 2024, shtetasin B. H., 33 vjeç, banues në Bathore.
-Më datë 28.03.2025, në Fushë Krujë, persona të paidentifikuar, kanë vjedhur aparate celularë në një dyqan. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.