Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin B. S., 31 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për vjedhje, pasi dyshohet se ka vjedhur në një banesë, disa veshmbathje, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. K., 73 vjeç, pasi është konfliktuar fizikisht me shtetasen M. K., 60 vjeçe, për motive të dobëta.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi S. K., 31 vjeç, pasi nëpërmjet celualarit, ka fyer një shtetase dhe më pas e ka kanosur atë që të mos kallëzonte në Polici. Po punohet për kapjen e 31-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.