Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Lezhë-Shëngjin”, bëjmë me dije se u kryen veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të shtetasit K. K., 20 vjeç, banues në Barbullojë, drejtuesi i automjetit që u përplas me automjetin që drejtonte shtetasi P. Gj., 65 vjeç, banues në fshatin Balldre.
Dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri që u dëmtua nga aksidenti vijojnë të jenë në spital, në kujdesin e mjekëve.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin J. L., 29 vjeç, banues në Rrëshen, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.