Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Speialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin N. Sh., 54 vjeç, banues në Maliq, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka prerë disa pemë në tokën në pronësi të një 43-vjeçareje.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. R., 26 vjeç, banues në Pirg, Maliq, për veprën penale “Shkelja e rreullave të qarkullimit rrugor”, pasi në rrugën “Midhi Kostani”, me automjetin që drejtonte ka aksidentuar lehtë një këmbësore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e 2 shtetasve, të cilët dyshohet se për motive të dobëta, kanë dëmtuar lehtë në dorë një 16-vjeçar.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi një 14-vjeçar dyshohet se aksidentalisht është vetëdëmtuar me një mjet prerës (thikë). 14-vjeçari mori ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.