Qarku Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. D., 43 vjeç, banues në fshatin Vrakë dhe G. K., 51 vjeç, banues në Shkodër, pasi janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Stacionit të Policisë Bajzë dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, duke peshkuar me pajisje me elektricitet, në liqenin e Shkodrës.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. A., 49 vjeç, banues në fshatin Golem, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, pasi ditën e djeshme, në PKK Muriqan, në hyrje, është paraqitur për të regjistruar një automjet me numër shasie të dubluar.
Në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër është paraqitur shtetasja B. D., 59 vjeçe, e cila ka kallëzuar se një shtetas që ajo nuk e njeh, e ka kanosur nëpërmjet thirjeve telefonike. Po punohet për identifikimin e autorit.
Më datë 25.03.2025, shtetasi R. A., 24 vjeç, banues në fshatin Dedaj, ka kallëzuar se i kanë dëmtuar automjetin që e kishte parkuar para banesës se tij. Po punohet për identifikimin e autorit/ve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.