Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë/Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Vlorë ndaluan shtetasin R. R., 40 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitura” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”, pasi më datë 22.03.2025 dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare. Gjithashtu, shtetasi R. R. dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin F. Q., 33 vjeç (për të cilin ka nisur procedimi penal për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”), ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike.
Veprimet procedurale për këtë rast janë kryer në prani të prindërve të shtetaseve të mitura, psikologes së DVP Vlorë dhe mbrojtësve ligjorë.
Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
–
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. P., 54 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij. Kjo shtetase u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Elbasan/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për dy 16-vjeçar, pasi më datë 25.03.2025, dyshohet se kanë konsumuar elementet e veprës penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.
Kamëz
Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas, autorë të dyshuar për plagosjen e një 38-vjeçari, me sende të forta.
Sekuestrohen 1 armë zjarri dhe një sasi municioni luftarak, që u gjetën në banesën e njërit prej autorëve të dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “OSBE”, një shtetas ishte goditur me sende të forta, organizuan menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të konfliktit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. B., 26 vjeç dhe E. B., 30 vjeç, të cilët dyshohet se dje, rreth orës 10:00, në rrugën “OSBE”, për motive të dobëta, i kanë prerë rrugën, me automjet, shtetasit R. V., 38 vjeç, dhe e kanë goditur atë, me sende të forta. I dëmtuari mori mjekim dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. B., shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë (me leje) dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, është shpallur në kërkim automjeti tip “Benz” me të cilin dyshohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes, 2 autorët e dyshuar.
Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, për gjetjen e automjetit dhe për dokumentimin ligjor të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë shpallën në kërkim shtetasin K. Ll., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, ka goditur me grusht një 34-vjeçar.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në fshatin Iliras, në vendin e quajtur “Pishat e Ilirasit”, dyshohet se për shkak të erës së fortë aksidentalisht ka rënë zjarr, nga një shkëndije elektrike në linjën e tensionit të lartë, që furnizon fshatrat e zonës. Nga përhapja e flakëve është djegur 1 hektarë tokë dhe janë dëmtuar pjesërisht disa pemë në pronësi të shtetasit M. V.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin D. M., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 i gjetën një sasi Cannabisi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-arrestuan shtetasin M. V., 31 vjeç, pasi ka dhunuar psikologjikisht bashkëshorten e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje;
-arrestuan shtetasin B. P., 26 vjeç, pasi dyshohet se gjatë ditëve të fundit, ka vjedhur pije alkoolike në një lokal dhe një shumë parash në një restorant.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 37 vjeç, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kryerjen e kontrolleve në automjetin me të cilin udhëtonte.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për dy të mitur 17 dhe 15 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me një 15-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-K. Z., 39 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një bashkëmoshatar të tijin;
-A. H., 25 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka fyer një 62-vjeçare.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin E. M., 40 vjeç, pasi automjeti që ky shtetas drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. O.. Si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 62 shtetas, konkretisht: 11 shtetas janë vënë në pranga, 45 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste. 2 shtetas janë arrestuar dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 11 raste. 5 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 5 raste, 4 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 2 raste, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 9 raste të dhunës në familje. 2 shtetas janë arrestuar dhe 7 janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 3 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
– 2 raste të marrëdhënies seksuale me të mitura, me 2 shtetas të arrestuar;
– 1 rast i prostitucionit, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i korrupsionit aktiv, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i nxitjes për përdorimin e drogës, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i kalimit të kundërligjshëm të kufirit, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i falsifikimit, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i pushtimit të tokës, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i ndërtimit të paligjshëm, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të mosbindjes ndaj urdhrave të punonjësve të Policisë, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i braktisjes së kafshës së shoqërimit, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Kanë ndodhur 2 aksidente rrugore, me 3 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 7 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 55 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.