Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
-Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. K., 21 vjeç, banues në Memaliaj, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, u gjet një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. N., 52 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit A. C.
-Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin P. H., 60 vjeç, banues në Tepelenë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.