Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin M. D., 36 vjeç, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë në detyrë.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. Gj., 37 vjeçe, pasi dje, në Laç, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi Gj. M., 74 vjeç. Si pasojë e përplasjes, automjeti që drejtonte shtetasi Gj. M. ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe 2 pasagjeret në automjetin e 74-vjeçarit, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 36 vjeç, pasi dyshohet se është konfliktuar fizikisht me shtetasin V. L., 51 vjeç, në një lokal, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.