Drejtoria Vendore e Policisë Berat, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat:

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Sh., 23 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. H., 33 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shtetasi veshje dhe çelësin e automjetit. Sendet e vjedhura u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 27 vjeç, banues në Skrapar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. M., 43 vjeç, banues në Lushnjë, dhe K. K., 41 vjeç, banues në fshatin Kutalli, pasi gjatë natës së datës 15.03.2025, në ambientet e jashtme të lokalit të 41-vjeçarit, dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me send të fortë, një 25-vjeçar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.