Në mbështetje të nenit 55, pika 2, shkronjat “c” dhe “l”, nenit 78, të Ligjit 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, të neneve 72-78, të Rregullores së Policisë së Shtetit, miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 112, datë 24.02.2025, në urdhërin nr.122, datë 16.08.2023, të Ministrit të Brendshëm “Për miratimin e funksioneve të veçanta në Policinë e Shtetit”, në urdhrin nr. 424, datë 13.03.2025, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, “Për miratimin e një funksioni të veçantë në Policinë e Shtetit,
NJOFTOJMË:
- Shpalljen e fazës së aplikimeve për pranim në disa funksione të veçanta të Policisë së Shtetit.
- Aplikimet fillojnë më datë 18.03.2025 dhe përfundojnë më datë 21.03.2025.
- Aplikimet dorëzohen në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
- Kanë të drejtë të aplikojnë për pranim në funksionet e veçanta shtetasit të cilët plotësojnë kriteret e përgjithshme dhe ato të veçanta sipas përcaktimeve të këtij urdhri.
- Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, apo të jetë larguar nga shërbimi civil me masë disiplinore;
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë dhe kualifikimet e fushës së veçantë;
- Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale;
- Të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet në fushën perkatëse;
- Të plotësojë kushtet për tu pajisur me certifikate të sigurimit të personelit sipas nivelit të pozicionit të punës për të cilin aplikon.
4.2 Kritere të veçanta sipas strukturave policore janë si vijon:
- DEPARTAMETI I POLICISË KRIMINALE
Emërtimi i pozicionit | Grada korresponduese | Nr. Vendeve |
Specialist / analist, për burimet e hapura, në Sektorin e Analizës së Informacionit, në Drejtorinë e Inteligjencës dhe Arkivës Kriminale, në Departamentin e Policisë Kriminale | Komisar | 1 |
- Të ketë mbaruar ciklin e parë të studimeve të arsimit të lartë në fushat: Shkencat Shoqërore dhe humane ( drejtësi, marrëdhëniet ndërkombëtare, shkencat politike dhe psikologji), ose Teknologji dhe informatikë (shkenca kompiuterike, inteligjenca artificiale, siguria kibernetike, programimi dhe zhvillim softueri),
- Të ketë mbaruar ciklin e dytë të arsimit të lartë në të njëjtën fushë studimi;
- Të kenë aftësi për gjurmimin e të dhënave në burimet e hapura dhe rrjetet sociale.
- Të ketë aftësi në analizimin e të dhënave të vendodhjeve (GPRS / IP ADRESS, etj.)
- Të ketë aftësi komunikuese dhe të punës në grup.
- Të njohë mirë gjuhën angleze, njohja e gjuhëve të tjera përbën përparësi.
- Të ketë njohuri mbi sistemet operative kompjuterike.
- Të njohë standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
- DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
Emërtimi i pozicionit | Grada korresponduese | Nr. Vendeve |
Specialist, mjek / trup operacionale, në Njësinë Speciale të Mbrojtjes së Veçantë “NJSMV”, në Drejtorinë e Forcës Kombëtare të Sigurisë, në Departamentin për Sigurinë Publike | Komisar | 1 |
Kërkesa te veçanta:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë Mjeksi e Përgjithshme;
- Të ketë shërbyer jo më pak se 5 vjet, në shërbimin shëndetsor.
- Të jetë i diplomuar dhe titulluar “mjek” dhe të ketë licencë aktive të dhënë nga Urdhri i Mjekut për ushtrimin e profesionit;
- Të ketë kualifikime pasuniversitare apo trajnime në fushën e mjeksisë.
- Të mos jetë i përjashtuar nga shërbimi civil apo Urdhri i Mjekut sipas legjislacionit në fuqi.
- Të plotësojë kriteret e besueshmërisë sipas ligjit për Policinë e Shtetit.
- Shtetasit të cilët shprehin vullnetin për të aplikuar për funksionet e veçanta të përcaktuara në këtë urdhër, brenda datës 03.2025 duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Drejtorine e Pergjitshme të Policisë së Shtetit dokumentacionin e mëposhtëm:
- Formularin e aplikimit për pranim në Polici (bashkëlidhur këtij njoftimi);
- Formularin vetdeklarimi për pranim në Polici (bashkëlidhur këtij njoftimi)
- Formularin i dekriminalizimit (bashkëlidhur këtij njoftimi);
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit, trajnimeve përkatëse i noterizuar;
- Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
- Certifikatë familjare;
- Vërtetim nga gjykata;
- Vërtetim nga prokuroria;
- Vertetim nga SPAK
- Raport mjeko-ligjor (model tip);
- Fotokopje e librezës së punës e noterizuar;
- Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike;
- Dëshmi ose certifikatë të gjuhës huaj e noterizuar;
- Licencë për ushtrimin e profesionit e noterizuar (nëse kërkohet).
- Aplikanti që pas verifikimit rezulton se plotëson kriteret e përcaktuara për t’u pranuar në funksione të veçanta, i nënshtrohet fazave të vlerësimit si më poshtë:
- a) Jetëshkrimit të kandidatit (vlerësohet me 80 pikë);
- Vlerësimi i arsimimit dhe trajnimeve të lidhura me veprimtarinë në fushën e njohurive si dhe referencat e punëdhënësve të mëparshëm (vlerësohet me 80 pikë);
- b) Intervista me gojë (vlerësohet me 20 pikë).
- Vlerësimi i njohurive dhe aftësive komunikuese, përvojën profesionale në fushën përkatëse, si dhe motivimin personal (vlerësohet me 20 pikë).
- Vlerësimi i aplikantëve behet nga Komisioni i Vlerësimit i cili përbëhet nga:
- Drejtori i Burimeve Njerëzore Kryetar
- Titullari i strukturës për funksionin konkurrues Anëtar
- Ekspertë të fushës përkatëse në Policinë e Shtetit Anëtar
- Në qoftë se asnjë kandidat nuk merr 60% të pikëve, Komisioni i Vlerësimit vendos përfundimin e konkurrimit pa asnjë fitues të përzgjedhur.
- Koha dhe vendi i zhvillimit të Intervistës me gojë i njoftohen aplikantëve jo me vone së 2 dite para datës së zhvillimit të testimit nga Drejtoria e Burimeve Njerezore.
- Në përfundim të fazave të vlerësimit, Komisioni harton procesverbalin mbi rezultatet e arritura nga secili aplikant dhe në bazë te tyre harton listën e aplikantëve sipas rezultateve të arritura në rend zbritës të ndare sipas pozicioneve për të cilat është zhvilluar konkurrimi.
- Aplikantët kane të drejtën e ankimimit pranë Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave, brenda 2 ditëve nga marrja e njoftimit për rezultatin.
Formularët që nevojiten për aplikim:
FORMULARI I APLIKIMIT PER PRANIM NE POLICI
FORMULAR VETDEKLARIMI PER PRANIM DHE RIKTHIM NE POLICI