Raporti i ngjarjeve, 14,15,16,17 mars 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë këtyre ditëve, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 314 shtetas, konkretisht: 84 shtetas janë vënë në pranga, 201 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 29 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 25 raste. 13 shtetas janë vënë në pranga dhe 14 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 43 raste, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 7 shtetas janë vënë në pranga, 10 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 55 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 14 raste. 8 shtetas janë vënë në pranga dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 14 raste. 5 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 37 raste, 15 prej tyre me autorë të paidentifikuar. 12 shtetas janë vënë në pranga, 9 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 10 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 34 raste, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 2 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 33 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 18 raste. 7 shtetas janë vënë në pranga, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 10 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 23 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Janë evidentuar:

-7 raste të prishjes së qetësisë publike. 1 shtetas është vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-6 raste të mosbindjes/kundërshtimit me dhunë të urdhrave të punonjësve të Policisë. 2 shtetas janë vënë në pranga dhe s shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-5 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit. 1 shtetas është ndaluar dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste të moskallëzimit të krimit, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të vetëgjyqësisë. 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të falsifikimit. 1 shtetas është arrestuar dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të krimeve kibernetike. 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar, ndërsa rasti tjetër rezulton me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të fyerjes, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës. 1 shtetas është ndaluar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të ngacmimit seksual. 1 shtetas është ndaluar dhe 2 shtetas janë arrestuar;

-2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-2 raste të kanosjes për shkak të detyrës, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-nga 1 rast i përndjekjes, dhënies ndihmë për kalim të kundërligjshëm të kufirit dhe organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me nga 1 shtetas të vënë në pranga;

-1 rast i goditjes për shkak të detyrës, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-nga 1 rast i përdotrimit me keqdashje të thirrjeve telefonike, marrjes së padrejtë të fëmijës, braktisjes së fëmijës së mitur, vrasjes me dashje të kafshës së shoqërimit, dhunimit të banesës, trafikimit të mjeteve motorike dhe përvetësimit të sendeve të vjedhura, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

2 shtetase janë arrestuar për implikim në prostitucion dhe/ose veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

1 shtetas i kërkuar për vjedhje dhe shtytje të të miturve për të kryer krim, është ndaluar.

1 shtetas i kërkuar për dhënie ndihmë për kalim të kundërligjshëm të kufirit, është ndaluar.

1 shtetase e kërkuar për braktisje të fëmijës së mitur, është ndaluar dhe për të ka filluar procedim në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 13 aksidente, si pasojë e të cilave 4 shtetas kanë humbur jetën dhe 17 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 52 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 29 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 24 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.