Drejtoria Vendore e Policisë Berat, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 28 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. B., 39 vjeç, banues në Skrapar, pasi në subjektin e tij u konstatuan duke punuar 2 shtetas të pa siguruar, si dhe ushtronte aktivitetin pa kasë fiskale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme