Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

 Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, arrestuan shtetasin A. P., 30 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. P., 74 vjeç, banues në Gramsh, pasi drejtonte një motomjet pa leje drejtimi dhe pa targa.

 Në Komisariatin e Policisë Lezhë, është paraqitur shtetasi J. N., 70 vjeç, i cili ka denoncuar se i është vjedhur automjeti tip “Nissan”. Punohet për identifikimin e autorit.

Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë u referuan materialet në Prokurori për shtetasit A. N., 49 vjeç dhe V. Gj., 52 vjeç, banues në Shëngjin, pasi u konstatuan se po kryenin punime pa leje në rrugën “Shëngjin – Rana e Hedhur”.

* ⁠Referuan materialet në Prokurori për “Vlerësim” pasi në Spitalin Rajonal Lezhë, shtetasja L. T., 54 vjeçe, u soll pa shenja jete. Nga deklarimet e familjareve rezulton se ajo vuante nga probleme shëndetësore.

*Gjithashtu referuan materialet në Prokurori për “Ngjarje Aksidentale”, pasi në orën 04:15 në Markatomaj, një rimorkio në përdorim të shtetasit L. J., 42 vjeç, u përfshi aksidentalisht nga flakët.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.