Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Vlorë arrestuan shtetasit:
•S. K., 64 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se, duke drejtuar automjetin tip “Ford” në gjendje të dehur, në rrugën “Demokracia”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me dy automjete të parkuara;
•E. Sh., banues në Tiranë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
•S. B., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me një shtyllë elektrike.
Në vijim të veprimeve për konfliktin në lagjen “Hajro Çakërri”, falë administrimit të pamjeve filmike, u identifikuan edhe dy shtetas të tjerë të dyshuar si bashkëautorë në dëmtimin me sende të forta të shtetasit K. H., 20 vjeç, i shtruar në spital, dhe të shtetasve R. Y., R. M. dhe D. I., të dëmtuar lehtë. Sqarojmë se dëmtimi i shtetasit K. H. nuk është shkaktuar nga një mjet prerës, por nga goditje me sende të forta.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, së bashku me shtetasin A. B., 25 vjeç, shpallën në kërkim edhe shtetasit A. K., 58 vjeç, dhe L. B., 41 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.