Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Vlorë kanë referuar përsëri materiale në Prokurori për veprën penale “Mashtrimi”, në ngarkim të shtetases M. Th., 48 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi ndaj saj ka bërë kallëzim shtetasi S. T., duke deklaruar se 48-vjeçarja e ka mashtruar duke i kërkuar, në kushte mirëbesimi, t’i priste tre bileta nga Athina për në Gjermani me vlerë 2200 euro, me premtimin se do t’ia kthente më pas shumën, gjë të cilën nuk e ka bërë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori për shtetasin Xh. S., 20 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një i mitur 15-vjeçar, duke deklaruar se ky shtetas e ka shtyrë dhe goditur për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit T. S., 44 vjeç, dhe M. N., 18 vjeçe, pasi, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin në fshatin Borsh.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Livadhja arrestuan shtetasin I. P., 53 vjeç, banues në Vlorë, pasi më 07.03.2025, është konstatuar nga shërbimet në rrugën Krane-Qafë Botë, duke udhëtuar me një mjet taksi, duke thyer kështu masën e sigurisë personale “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
Specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore në Sarandë arrestuan shtetasin V. H., 45 vjeç, banues në Sarandë, pasi është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.