Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, gjatë 24 orëve të fundit

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan në flagrancë shtetasin D. S., 53 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. T., 35 vjeç. Shtetasi D. S. ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë verifikimit të dokumentacionit të një automjeti për transport, të dyqanit të bashkëshortit të vajzës së tij, shtetasi M. T.. Në vijim, nga kontrollet në subjektin e 35-vjeçarit, u konstatua se nuk kishte kasë fiskale dhe kishte punësuar 1 shtetas, pa e siguruar.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. R., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për dy 17-vjeçarë, pasi në rrugë, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Ll., 48 vjeç, pasi ka kallëzuar një 38-vjeçare, se ky shtetas e ka përndjekur në rrjete sociale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.