•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 shpallën në kërkim shtetasin A. V, 40 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetase. Punohet për kapjen e këtij shtetasi dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan shtetasin E. G., 23 vjeç, pasi iu gjet në automjet, 1 mjet prerës;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset S. M., 25 vjeçe dhe S. M., 20 vjeçe, motra, si dhe për shtetaset M. P., 22 vjeçe dhe T. P., 19 vjeçe, motra, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëra-tjetrën;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. S., 21 vjeç dhe E. B., 19 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një 38-vjeçar.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. M., 34 vjeç, pasi dyshohet se si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, është dëmtuar gjatë montimit të një ashensori, shtetasi V. C., 20 vjeç, i punësuar prej 34-vjeçarit. Shtetasi V. C. është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. M., 56 vjeçe dhe K. M., 33 vjeç, përkatësisht administratore dhe mjek në një qendër për të moshuarit, pasi ka kallëzuar vajza e një prej banoreve të kësaj qendre, se këta shtetas nuk i kanë dhënë ndihmën e nevojshme nënës së saj, për një dëmtim aksidental, në këmbë.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. F., 58 vjeç, për veprën penale “Njoftimi i rremë në organet e rendit”.
•Shtetasi H. B., 64 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa, motra e tij, shtetasja B. B., 55 vjeçe. Punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.