Gjatë kontrolleve të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, për të verifikuar zbatimin e masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, nga shtetasit e akuzuar për vepra penale të ndryshme, është konstatuar se shtetasi J. B., 30 vjeç, banues në Bulqizë, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, nga Gjykata e Dibrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, nuk ishte në banesë.
Menjëherë kanë nisur kontrollet për lokalizimin e tij, dhe si rezultat i tyre janë mundësuar kapja dhe vënia në pranga e 30-vjeçarit, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”.
Materialet procedurale shtesë iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.