Në zbatim të urdhërit nr. 379/1, datë 05.03.2025, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, “Për shpalljen e fazes së aplikimeve për pranimin në funksione të veçanta në Policinë e Shtetit”,
NJOFTOJMË:
- Shpalljen e fazës së aplikimeve për pranim në funksionet e veçanta të Policisë së Shtetit.
- Aplikimet fillojnë më datë 06.03.2025 dhe përfundojnë më datë 12.03.2025.
- Aplikimet dorëzohen në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
- Kanë të drejtë të aplikojnë për pranim në funksionet e veçanta shtetasit të cilët plotësojnë kriteret e përgjithshme dhe ato të veçanta sipas përcaktimeve të këtij urdhri.
- Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;;
- Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, apo të jetë larguar nga shërbimi civil me masë disiplinore;
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë dhe kualifikimet e fushës së veçantë;
- Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale;
- Të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet në fushën perkatëse;
- Të plotësojë kushtet për tu pajisur me certifikate të sigurimit të personelit sipas nivelit të pozicionit të punës për të cilin aplikon.
4.2 Kritere të veçanta sipas strukturave policore janë si vijon:
- KABINETI I DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË POLICISË SË SHTETIT
(ZYRA NDIHMËSE)
Emërtimi i pozicionit | Grada korresponduese | Nr. Vendeve |
Këshilltar, në Kabinetin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit (Zyra Ndihmëse), në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit | Drejtues i Parë | 1 |
- Të ketë përfunduar ciklin e parë dhe ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në Shkencat Kompjuterike;
- Të ketë njohuri të mira për politikat dhe procedurat e punës, për parimet e drejtimit, mbikëqyrjes dhe vlerësimit të performancës;
- Të ketë njohuri të mira për kërkesat ligjore që kanë të bëjnë me gjithë veprimtarinë e Policisë së Shtetit dhe veçanërisht me drejtimin që mbulon;
- Të ketë aftësi komunikuese dhe të punës në grup;
- Të ketë përvojë në sistemet informatike, zhvillim softëare, siguri kimbernetike, inteligjencë artificiale ose fusha të tjera të avancuara;
- Të ketë aftësi analitike dhe strategjike dhe të vlerësojë tendencat teknologjike;
- Të njohë standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut;
- Të jetë i besueshëm dhe i përkushtuar ndaj etikës profesionale dhe mbrojtjes së interesave të institucionit;
- Të mos ketë pengesa ligjore për t’u pajisur me certifikate sigurie personeli.
- DREJTORINË E INTEGRIMIT DHE PLANIFIKIMIT STRATEGJIK
Emërtimi i pozicionit | Grada korresponduese | Nr. Vendeve |
Specialist, në Sektorin e Planifikimit dhe Analizës Strategjike, në Drejtorinë e Integrimit dhe Planifikimit Strategjik | Drejtues i Pare | 1 |
Kërkesa te veçanta:
- Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë;
- Të ketë shërbyer jo më pak se 5 vjet, në shërbimin e sigurisë;
- Certifikim në sigurinë dhe mbrojtjen e personaliteteve;
- Njohuri mbi ndërhyrjet e shpejta mjekësore;
- Njohuri mbi protokollet e sigurisë;
- Të ketë aftësi organizative dhe të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për të menaxhuar burimet njerëzore dhe ato materiale;
- Të ketë njohuri të mira për drejtimet aktuale dhe zhvillimet në polici, të njohë kërkesat ligjore për korrespondencën dhe komunikimet mes strukturave;
- Të ketë aftësi komunikuese dhe të punës në grupe;
- Të plotësojë kriteret e besueshmërisë sipas ligjit për Policinë e Shtetit.
Emërtimi i pozicionit | Grada korresponduese | Nr. Vendeve |
Specialist, në Sektorin e Planifikimit dhe Analizës Strategjike, në Drejtorinë e Integrimit dhe Planifikimit Strategjik | Drejtues | 1 |
- Të ketë përfunduar ciklin e parë dhe ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë “Master Shkencor”, në Shkenca Juridike;
- Të ketë përvoje pune jo më pak se 5 vjet, në fushën e hetime kriminale, analiza kriminalistike ose siguri publike;
- Njohuri mbi teknikat moderne të hetimit dhe mbledhjes së provave.
- Aftësi të forta analitike dhe strategjike;
- Integritet i lartë profesional dhe etikë pune;
- Të ketë njohuri të mira për drejtimet aktuale dhe zhvillimet në polici, të njohë kërkesat ligjore për korrespondencën dhe komunikimet mes strukturave;
- Të ketë aftësi komunikuese dhe të punës në grupe;
- Të plotësojë kriteret e besueshmërisë sipas ligjit për Policinë e Shtetit.
III. DEPARTAMENTI PËR SHËRBIMET MBËSHTETËSE
Emërtimi i pozicionit | Grada korresponduese | Nr. Vendeve |
Shef i QFMT, në Qendrën e Furnizimit Materialo-Teknik, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse | Kryekomisar | 1 |
Kritere të veçanta:
- Të ketë arsim të lartë pasuniversitar, preferohet diplomë në degën “Ekonomi-Financë”;
- Të ketë mbi 5 vjet eksperiencë pune në fushën përkatëse;
- Të ketë njohuri shumë të mira menaxhuese në institucionin që drejton;
- Të ketë aftësi në hartimin e politikave e programeve lidhur me menaxhimin e burimeve njerëzore;
- Të ketë njohuri në menaxhimin e aseteve të institucionit sipas akteve ligjore dhe nënligjore që normojnë këtë veprimtari;
- Të ketë aftësi për të krijuar kushtet e nevojshme për ndërveprim të ndërsjelltë epror-vartës;
- Të zotërojë aftësi bashkëpunimi e drejtimi, aftësi komunikimi e organizimi në punë dhe aftësi për procedurat, programet dhe tendencat e zhvillimit të organizatës së policisë;
- Të plotësojë kriteret e besueshmërisë sipas ligjit për Policinë e Shtetit.
- DEPARTAMENTI PËR TEKNOLOGJINË E INFORMACIONIT
Emërtimi i pozicionit | Grada korresponduese | Nr. Vendeve |
Asistent, në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit | Drejtues | 1 |
Kritere të veçanta:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë universitar;
- Të ketë njohuri të përgjithshme, të programeve bazë në përdorimin e kompjuterit;
- Të plotësojë kriteret për t’u pajisur me Certifikatë të Sigurimit të Personelit sipas kategorisë së përcaktuar nga aktet ligjore për pozicionin e punës;
- Të ketë njohuri të mira pune për aktet ligjore, nënligjore dhe procedurat standarde të punës së Policisë së Shtetit.
- Të ruajë konfidencialitetin e krijuar gjatë marrëdhënieve të punës me Drejtorin e Departamentit.
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze.
- Të ketë aftësi për hartimin e akteve ligjore nënligjore dhe zbatimin e politikave, strategjive dhe planeve të veprimit të Policisë së Shtetit;
- Të ketë aftësi komunikuese dhe të punës në grup;
- Të njohë parimet e mbikëqyrjes, trajnimit dhe vlerësimit të performancës;
- Të njohë standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut;
- Të plotësojë kriteret e besueshmërisë sipas ligjit për Policinë e Shtetit.
- INSTITUTI I POLICISË SHKENCORE
Emërtimi i pozicionit | Grada korresponduese | Nr. Vendeve |
Shef sektori, në Sektorin e Administrimit të Provave dhe Dokumentave, në Institutin e Policisë Shkencore | Drejtues | 1 |
Kritere të veçanta:
- Të ketë përgjegjësi praktike, mbikëqyrëse dhe menaxhuese;
- Të ketë arsimin e lartë diplomë “Master Shkencor”;
- Të ketë njohuri të mira për kërkesat ligjore që kanë të bëjnë me veprimtarinë e Policisë së Shtetit dhe veçanërisht me drejtimin që mbulon;
- Të ketë aftësi komunikuese dhe të punës në grup;
- Të ketë njohuri dhe aftësi të mira pune, lidhur me parimet e mbikëqyrjes, vlerësimit të performancës;
- Të ketë aftësi të përcaktojë objektiva dhe plane për zbatimin e strategjive të Policisë së Shtetit që lidhen me fushën, për të vendosur prioritetet e duhura.
- Të plotësojë kriteret e besueshmërisë sipas ligjit për Policinë e Shtetit.
- DEPARTAMENTI PËR SIGURINE PUBLIKE
Emërtimi i pozicionit | Grada korresponduese | Nr. Vendeve |
Zv/ Shef Seksioni / specialist, në Seksionin Special të Zhytjes, në Njësinë Speciale “RENEA” | Nënkomisar | 1 |
Kritere të veçanta:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në ushtarak;
- Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 5 vjet si zhytës profesionist;
- Të jetë çertifikuar nga federata internacionale për shpëtim jete, ose për sportet nënujore;
- Të jetë i çertifikuar si zhytës ndërkombëtar nga federata të ndryshme të zhytjes;
- Të jetë i çertifikuar si zhytës i avancuar në ujëra të hapura nga federata të ndryshme të zhytjes;
- Të ketë aftësi komunikuese dhe të punës në grup;
- Të plotësojë kriteret e besueshmërisë sipas ligjit “Për Policinë e Shtetit”.
Emërtimi i pozicionit | Grada korresponduese | Nr. Vendeve |
Specialist i pergatitjes fizike, në Seksionin për Taktikat, Teknikat dhe Standardet e Ndërhyrjes, në Njësinë Speciaale “RENEA” | Nënkomisar | 1 |
Kritere të veçanta:
- Të ketë përfunduar ciklin e dytë të studimeve “Master i Shkencave”, në Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo Kushi”, Tiranë dhe arsimin e lartë ushtarak;
- Të ketë mbaruar trajnimin për Fizioterapi, masazho-terapi;
- Të ketë përvoja pune në fushën e mësimdhënies në fushën përkatëse;
- Të ketë aftësi komunikuese dhe të punës në grup;
- Të plotësojë kriteret e besueshmërisë sipas ligjit “Për Policinë e Shtetit”.
- Shtetasit të cilët shprehin vullnetin për të aplikuar për funksionet e veçanta të përcaktuara në këtë urdhër, brenda datës 03.2025 duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Drejtorine e Pergjitshme të Policisë së Shtetit dokumentacionin e mëposhtëm:
- Formularin e aplikimit për pranim në Polici (bashkëlidhur njoftimit);
- Formularin vetdeklarimi për pranim në Polici (bashkëlidhur njoftimit)
- Formularin i dekriminalizimit (bashkëlidhur njoftimit);
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit, trajnimeve përkatëse;
- Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
- Certifikatë familjare;
- Vërtetim nga gjykata;
- Vërtetim nga prokuroria;
- Vertetim nga SPAK
- Raport mjeko-ligjor;
- Fotokopje e librezës së punës;
- Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike;
- Dëshmi ose certifikatë të gjuhës huaj.
- Aplikanti që pas verifikimit rezulton se plotëson kriteret e përcaktuara për t’u pranuar në funksione të veçanta, i nënshtrohet fazave të vlerësimit si më poshtë:
- a) Jetëshkrimit të kandidatit (vlerësohet me 80 pikë);
- Vlerësimi i arsimimit dhe trajnimeve të lidhura me veprimtarinë në fushën e njohurive si dhe referencat e punëdhënësve të mëparshëm (vlerësohet me 80 pikë);
- b) Intervista me gojë (vlerësohet me 20 pikë).
- Vlerësimi i njohurive dhe aftësive komunikuese, përvojën profesionale në fushën përkatëse, si dhe motivimin personal (vlerësohet me 20 pikë).
- Në qoftë se asnjë kandidat nuk merr 60% të pikëve, Komisioni i Vlerësimit vendos përfundimin e konkurrimit pa asnjë fitues të përzgjedhur.
- Koha dhe vendi i zhvillimit të Intervistës me gojë i njoftohen aplikantëve jo me vone së 2 dite para datës së zhvillimit të testimit nga Drejtoria e Burimeve Njerezore.
- Aplikantët kane të drejtën e ankimimit pranë Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave.
S U K S E S E!
Më poshtë linku me formularët që duhen plotësuar:
https://drive.google.com/drive/folders/1BMAYwsCBz5U-d723ssDXvThkw7yCW–R?usp=sharing