Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, gjatë 24 orëve të fundit

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. D., 28 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, pasi në mënyrë të përsëritur, ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Q., 21 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.