Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

•Specialistët për Hetimin e Narkotikëve vunë në pranga shtetasit:
-R. L., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, i gjetën një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-E. C., 46 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 i gjetën një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë dhe 1 peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po nga këta specialist u bë ndalimi i shtetasit Xh. S., 27 vjeç, i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Ll., 51 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar automjetin e një 59-vjeçari, në zonën e quajtur “Kodra e diellit”.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit D. Ç., 33 vjeç dhe T. M., 44 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një 38-vjeçar.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.3 arrestuan shtetasin R. V., 40 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur 2 kompjuterë në kompaninë ku punonte.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasin B. K., 32 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. B., 66 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 49-vjeçar;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin V. S., 37 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 30-vjeçar.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset Xh. H., 63 vjeçe dhe M. B., 33 vjeçe, pasi dyshohet se për motive pronësie, janë konfliktuar fizikisht me njëra-tjetrën.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-shpallën në kërkim shtetasin F. C., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet mesazheve/thirrjeve telefonike, një 35-vjeçare. Punohet për kapjen e 41-vjeçarit;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 28 vjeç, pasi dyshohet se ka fyer në rrjete sociale, një 27-vjeçare;
-shpallën në kërkim shtetasit E. B., 23 vjeç dhe E. Gj., 20 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, dy 39-vjeçarë. Punohet për kapjen e 2 shtetasve.

•Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin E. Zh., 53 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

•Më datë 03.03.2025, dyshohet se është vetëhedhur nga ura në rrugën “Mysym Keta”, shtetasi J. B., 21 vjeç, i dyshuar me probleme të shëndetit mendor. 21-vjeçari është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Punohet për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Po më datë 03.03.2025, shtetas ende të paidentifikuar kanë vjedhur 1 furgon dhe 1 karrel, në pronësi të një mobilierie në Kashar. Mjetet janë gjetur të padëmtuara, në fshatin Bubnesh, Mamurras. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.