Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, gjatë 24 orëve të fundit

•Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. C, 33 vjeç, banues në Lezhë, pasi nga kontrollet fizik dhe në banesë, iu gjetën një sasi e vogël Cannabisi, 1 mjet prerës (thikë) dhe disa fishekë arme sportive.

•Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë:
-shpallën në kërkim shtetasin E. K., 49 vjeç, banues në Milot, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 38-vjeçar. Punohet për kapjen e shtetasit E. K.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar J. A., 60 vjeç, pasi dyshohet se është konfliktuar fizikisht me një 58-vjeçar;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 15-vjeçar, pasi posedonte 1 armë sportive;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. G., 42 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht, një 32-vjeçar, dhe i ka dëmtuar automjetin.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.