Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 77 shtetas, konkretisht: 16 shtetas janë vënë në pranga, 59 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste. 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 6 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 11 raste. 1 shtetas është vënë në pranga, 7 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 3 raste. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 3 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 12 raste. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 14 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje. 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 12 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-3 raste të shpërdorimit të detyrës. 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrit të punonjësve të Policisë, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të pastrimit të produkteve të veprimtarive kriminale, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i veprës penale “Shtytja e të miturve në krim”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-nga 1 rast i krimeve kibernetike, kalimit të kundërligjshëm të kufijve, ndihmës për kalim të kundërligjshëm të kufijve, falsifikimit, vetëgjyqësisë, thyerjes së masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, moskallëzimit të krimit, veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës dhe kundërshtimit të punonjësit që kryer një funksion publik, me 10 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
3 shtetas të kërkuar përkatësisht për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, shfrytëzim për prostitucion dhe shtrëngim me anë të kanosjes/dhunës për dhënie pasurie, janë kapur dhe ndaluar
Kanë ndodhur 6 aksidente rrugore, me 2 viktima dhe 4 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 10 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, 3 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.