Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin A. M., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin A. Sh.
Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin D. J., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me pëllëmbë bashkëshorten e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum referuan materiale në Prokurori, pasi më datë 01.03.2025, në fshatin Dukat i Vjetër, Orikum, shtetasi M. M., 60 vjeç, është gjetur i vetëvarur në banesë nga familjarët.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë dhe Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori për dy raste të ndodhura më datë 01.03.2025:
•Një shtetase e mitur, 15 vjeçe, ka bërë kallëzim se, duke udhëtuar me monopatinë në rrugën “Murat Tërbaçi”, është aksidentuar nga një automjet që është larguar nga vendi i ngjarjes. Vijon puna për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
•Në aksin rrugor Sarandë – Borsh, shtetasi N. D., 62 vjeç, duke drejtuar automjetin tip Toyota, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar pasagjeri S. P., 65 vjeç, i cili, pas mjekimit, është larguar në banesë.
Materialet iu referuan Prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.