•Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve:
-arrestuan në flagrancë shtetasin gjerman Ch. A., 43 vjeç, banues në Gjermani, pasi në PKK Kakavije, në dalje të RSH-së, iu gjet në automjet, një sasi Cannabisi;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. Dh., 25 vjeç, banues në Greqi, pasi në PKK Kakavije, në dalje të RSH-së, iu gjet gjatë kontrollit fizik, një sasi Cannabisi.
Sasitë e lëndës narkotike u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
•Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmë, për aksidentin në aksin “Tepelenë-Krahës”, informojmë se specialistët e Policisë Rrugore, në përfundim të veprimeve procedurale, arrestuan në flagrancë shtetasin Y. S., 51 vjeç, banues në Memaliaj, pasi rezultoi se e drejtonte automjetin që doli nga rruga, në gjendje të dehur.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. M., 19 vjeçe, banuese në Gjirokastër dhe A. T., 23 vjeç, banues në Tiranë, ish-bashkëjetues, pasi kanë kallëzuar për njëri-tjetrin, për dhunë psikologjike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.