Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, gjatë 24 orëve të fundit

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin E. C., 44 vjeç, banues në fshatin Kamunah, me precedent për disa vepra penale, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka djegur një ambient në pronësi të një 51-vjeçari, që përdorej për magazinimin e ushqimit të bagëtive.

•Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit A. T., 46 vjeç dhe E. P., 42 vjeç, pasi u kapën në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-D. S., 47 vjeç, pasi iu gjetën në automjet, 2 armë gjahu që i mbante pa leje. Armët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale;
-M. N., 70 vjeç, pasi dyshohet se për shkak të një konflikti për motive pronësie, ka dëmtuar disa fidanë ulliri dhe një sipërfaqe toke, në pronësi të një 85-vjeçari.

•Ditën e djeshme, në banesën e saj, në fshatin Shëmrizë, është gjetur nga familjarët, dyshohet e vetëvarur, shtetasja Sh. N., 57 vjeçe, e cila vuante nga depresioni. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, me qëllim vlerësimin e rastit.

•Më datë 01.03.2025, ka kallëzuar shtetasja K. A., se ish-bashkëshorti i saj, shtetasi L. A., 30 vjeç, e ka dhunuar dhe i ka marrë celularin. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 30-vjeçarit, si dhe për verifikimin e kallëzimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.