DVP dhe DVKM Shkodër, gjatë 24 orëve të fundit

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku filloi procesimi penal për shtetasin G. M., 38 vjeç, banues në Laç, pasi ka përndjekur një 51-vjeçare.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. L., 22 vjeç, banues në Shkodër, pasi duke dejtuar automjetin, për shkak të manovrave të gabuara, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin F. S., 70 vjeç, banues në Laç. Si pasojë ka pësuar dëmtime të lehta shtetasi G. B., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin F. S.

Specialistët e Policisë Kufitare të PKK Hani i Hotit referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. M., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.