Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
S. K., 41 vjeç, U. A., 43 vjeç dhe H. H., 33 vjeç, banues në Peshkopi, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta;
-A. Xh. dhe L. Gj., të dy 19 vjeç, banues në Maqellarë, pasi janë konfliktuar fizikisht me shtetasin R. M., 20 vjeç, për motive të dobëta;
-M. P., banues në Maqellarë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij;
-N. H., banues në fshatin Sllatinë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë gjahu që ai e mbante pa leje.
Ditën e djeshme, kanë kallëzuar te Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike, shtetasit N. L. 35 vjeç, I. Sh., 52 vjeç, banues në Dibër dhe A. Sh., 25 vjeç, banues në Bulqizë, se kanë hapur llogari false në rrjete sociale, me të dhënat e tyre. Strukturat e specializuara të DVP Dibër po punojnë për të përcaktuar autorësitë e këtyre rasteve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.