Drejtoria Vendore e Policisë Fier
•Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen E. P., 24 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se i ka marrë një 32-vjeçari, një shumë parash, duke e mashtruar se do i nxirrte një vizë për jashtë shtetit.
•Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. D., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka publikuar në rrjete sociale, fotografi të një 32-vjeçari, me mbishkrime fyese.
•Specialistët e Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 52 vjeç, banues në Ballsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
•Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. Ç., 34 vjeç, banues në Peshtan, pasi dyshohet se ka zënë një sipërfaqe toke shtetërore te rrethrrotullimi i Levanit, duke vënë objekte.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.