Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Konispol arrestuan shtetasin I. B., 66 vjeç, banues në Konispol, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit B. H., 63 vjeç, J. A., 31 vjeç, G. M., 22 vjeç, F. R., 22 vjeç, dhe shtetasin e mitur, 17 vjeç, banues në Delvinë, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan shtetasin S. Sh., 60 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.