DVP Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin R. Z., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, i gjetën një sasi Kokaine, e cila u sekuestrua si provë materiale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim shtetasit:
-E. T., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur në rrjete sociale, një 43-vjeçare;
-Ch. S., 27 vjeç, pasi dyshohet se ka hapur një llogari në rrjete sociale, me të dhënat e një 23-vjeçareje, ku poston mesazhe fyese për të.
Punohet për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të 2 shtetasve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin S. B., 27 vjeç, pasi iu gjet një sasi Cannabisi, e cila u sekuestrua si provë materiale. Më tej, ky shtetas, gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, ka kundërshtuar me dhunë, punonjësit e Policisë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim N. N., 26 vjeçe, e dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 1 muaj e 15 ditë burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. K., 61 vjeçe, pasi ditën e djeshme, ka penguar lëvizjen e një automjeti në pronësi të bashkisë Tiranë, me të cilin po transportoheshin dokumente, nga ky institucion, te Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Ç., 58 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një shtetas që ishte i akomoduar në hotelin e 58-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 6 të mitur të moshave 15 dhe 16 vjeç, pasi kanë goditur me grushte, një 14-vjeçar.

*Në Rrugën e Arbërit është konstatuar hedhja me automjete, e disa grumbujve të dherave, në kundërshtim me ligjin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtyre rasteve, si dhe për sqarimin e rrethanave.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.