DVP Berat
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. T., 58 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një bashkëmoshatar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. B., pasi dyshohet se bagëtitë në pronësi të tij, kanë dëmtuar 80 rrënjë ulliri në pronësi të një shtetasi tjetër.
Dje, shtetasi A. K. ka kallëzuar se më datë 23.02.2025, është larguar nga banesa, motra e tij, shtetasja K. A., 39 vjeçe, banuese në fshatin Qereshnik. Punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.