DVP dhe DVKM Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin P. B., 31 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet një armë gjahu që e mbante pa leje. Lënda narkotike dhe arma e gjahut u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:

-arrestuan në flagrancë shtetasin K. Sh., 24 vjeç, banues në Pojan, Maliq, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, pasi dje, në fshatin Pojan, Maliq, përplasi një këmbësore dhe u largua nga vendi i aksidentit;

-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. O., 33 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi dje, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti që drejtonte u përplas me automjetin me drejtues shtetasin Th. T.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

V. N., 50 vjeç, banues në Pukë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”;

M. K., 29 vjeç, banues në Klocë, Maliq, pasi u kap në fshatin Diellas, duke transportuar me furgon, disa bagëti të pamatrikulluara të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.