DVP Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Korçë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin T. L., 26 vjeç, banues në Hoshtec, Pogradec, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, pasi shtetasi P. S., 34 vjeç, ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar medikamente në banesë. Aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. L., 26 vjeç, banues ne Piskupat, Pogradec, për veprën penale “Peshkimi i paligjshëm”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Pogradec – Informacion paraprak/Në aksin rrugor “Pogradec – Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Mëmëlisht, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Dh. T. është përplasur me automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin A. O.

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi Dh. T., i cili po merr ndihmën mjekësore në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi A. O. u shoqërua në Komisariat, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.