Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit D. T., 28 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se në fshatin Fshat, ndërkohë që drejtonte pa leje drejtimi, automjetin ku kishte pasagjer shtetasin I. A., 50 vjeç, është konfliktuar fizikisht me 50-vjeçarin dhe e ka dëmtuar me send të fortë në fytyrë.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 33 vjeç, banues në fshatin Kastriot, pasi në hyrje të qytetit të Peshkopisë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Rr. B. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi Rr. B.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.