DVP Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Korçë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

J. E., 49 vjeç, D. D., 38 vjeç, dhe L. Ç., 54 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;

B. C., 19 vjeç, banuese në Libonik, Maliq, pasi automjeti që drejtonte pa leje drejtimi, është përplasur me një automjet tjetër. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke vjedhur një karrocë në banesën e një 26-vjeçari. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është dhe autor i vjedhjes së një televizori në banesën e 70-vjeçari.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

▪︎ A. Dh., 50 vjeç, banues në Biranj, Korçë, pasi dyshohet se ka vjedhur celularin e një 57-vjeçareje;

▪︎ B. G., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi në një lokal në lagjen nr. 16 Korçë, gjatë këqyrjes së celularit të tij, u gjet një faqe online për baste sportive;

▪︎ U. G., 24 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan 2 radio si ato të Policisë;

▪︎ N. H., banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin V. M., 57 vjeç, banues në Libonik, Maliq, pasi u kap në Maliq, duke transportuar me një mjet furgon, 4 metra sterë lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.