Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. P., 24 vjeç, banues në fshatin Spaç, pasi ditën e djeshme, në segmentin rrugor “Pukë-Mjedë”, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shkëmb. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë 24-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 51 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. P., 51 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, pasi ka goditur një 76-vjeçar, për motive të dobëta.
-Më datë 23.02.2025, ka kallëzuar shtetasja E. T., 41 vjeçe, se është larguar nga banesa, bashkëshorti i saj, shtetasi B. T., 41 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.