DVP Tiranë, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin I. Q., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin M. B., 26 vjeç, korrier në një postë private, pasi nuk ka dorëzuar në postë, shumën e parave që ka marrë nga shpërndarja e porosive.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin K. R., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjet dhe sekuestrua një shkop metalik si ata të Policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin R. K., 20 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin Y. K., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin F. Sh., 51 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtime, pa lejen përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. P., 49 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 35-vjeçare. Gjithashtu, dyshohet se gjatë një konflikti me 35-vjeçaren, i ka marrë nga qafa, një varëse, me pretendimin se ia kishte blerë vetë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. V., 46 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ofenduar një 32-vjeçare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.