Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. L., 64 vjeç, E. L., 33 vjeç dhe K. N., 50 vjeç, të tre banues në fshatin Trush i Poshtëm, pasi ditën e djeshme ka kallëzuar shtetasi M. G., 51 vjeç, se këta shtetas e kanë goditur dhe kanosur, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-F. A., 25 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar shtetasja K. H., 57 vjeçe, se ky shtetas i ka dëmtuar automjetin, për motive të dobëta;

-A. S., 33 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka thyer xhamin e derës së lokalit të shtetasit A. G., 50 vjeç, banues në Shkodër, për motive të dobëta;

-B. B., 50 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, pasi ka goditur dhe kanosur një shtetas të mitur, për motive të dobëta.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. K., pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, në banesen e tij.

•Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-F. V., 50 vjeç, banues në fshatin Oblikë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar lehtë shtetasen A. Z., 27 vjeçe, banuese në Shkodër;

-F. K., 44 vjeçe, pasi në aksin rrugor “Pukë-Vau i Dejës”, ka bërë manovër të gabuar me automjet dhe për pasojë automjeti dhe është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. M., 57 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.