DVP Vlorë/ Arrestohet 1 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë për vepra të ndryshme penale

DVP Vlorë/ Arrestohet 1 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” për shtetasit:
•V. K., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në automjet një sasi lënde narkotike cannabis;
•K. I., 25 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin M. G., 64 vjeç, banues në fshatin Kuç, Himarë, pasi ndaj tij ka kallëzuar shtetasja S. P., se ky shtetas ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke me bimë dhe shkurre në fshatin Dhivër, Finiq. Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin S. N., 58 vjeç, banues në fshatin Mekat, Vlorë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.