DVP Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. M., 50 vjeç, banues në Devoll, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik, për kontroll.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, për shtetasit K. K., 53 vjeç dhe S. B., 40 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, pasi dyshohet se shtetasi K. K. e ka mashtruar 40-vjeçarin, për një sipërfaqe toke të marrë me qira, ndërsa ky i fundit e ka kanosur me fjalë 53-vjeçarin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit:

E. Ç., 30 vjeç, banues në fshatin Dvoran, pasi dyshohet se ka kanosur dhe fyer një 61-vjeçar, në rrjete sociale;

S. M., 65 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka goditur me gushte një 53-vjeçar, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.