Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë dhe në Sarandë, në vijim të monitorimeve dhe kontrolleve të pandërprera për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, arrestuan në flagrancë shtetasit:
•B. H., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Dhimitër Konomi”, është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
•Gj. Sh., 42 vjeç, banues në Sarandë, pasi në rrugën “Onhezmi”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë ka dalë nga rruga.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.