Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
•Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit G. B., 38 vjeç, banues në Elbasan, E. M., 36 vjeç, banues në Durrës dhe I. M., 47 vjeç, banues në Prrenjas, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh. Q., 55 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin P. V., 58 vjeç, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G. Ll., 35 vjeç, pasi ka goditur me grushte shtetasin A. P., 41 vjeç, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.