Dibër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. E., 34 vjeç, banues në Dibër, pasi po kryente punime për ndërtimin e një objekti, pa lejen përkatëse.
Më datë 12.02.2025, dyshohet se është hapur me forcë nga shtetas ende të paidentifikuar, dera e zyrës së zëvendësdrejtorit të Spitalit Rajonal Dibër, shtetasit A. D., 64 vjeç, banues në Peshkopi. Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se nuk është vjedhur asnjë send apo dokument. Vijojnë veprimet hetimore për rastin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.